Kudhesi nje nga te shtate fshatrat e krahines te Himares, shtrihet ne jug perendim te saj 6 km larg detit Jon, me lartesi 335 m mbi nivelin e detit.
Ka 170 shtepi me mbi 800 banore, sot banojne rreth 300 fryme, te tjeret ne emigrim pas vitit1990
-Emertimi Kudhes ,sipas mendimit tone dhe te mesuesit te pare te shqipes P. Gjikenuri ,bazuar ne etimologjine popullore leksikore mund te kete disa variante prejardhjen
1-Thuhet nga toponimi i Qafes Kula ,nje pike dominuse ne krye te fshatit nga Veriu ,
ku heret kasherbyer si kulle per mbrojtjene fshatit nga piratet a grabitjet. Pas rrjedhjes se kohes fjala ka pesuar ndryshime fonetike ne fonema
( shkronja ): Kulle - (Ll tingelllluese e dyzuar per lehtesi shqiptimit thuhet L ).
-Kudes eshte emertimi i pare i shkruar i emrit te fshatit pastaj nga Kudes ndryshon
ne Kudhes ku flitet edhe sot (D-ja foneme e zeshme per lehtesi shqiptimi u dyzua me Dh)
2-Kudhes si vend i hyre midis kodrash qe i ngjan nje kusie apo kudheje . . . ?
3-Sot Kudhesit thuhet dhe fshati i luginave dhe i gjelberimeve.
Shekuj me pare quhej Kudhesi perivoli se kishte shume vreshta e per ta dalluar nga Kudhesi Gerhoti Sevaster Vlore qe ishte shkeputur nga ky fshat rreth sh .XVI.
Eshte fshat i lashte nga dukumentat (Burime Osmane ) 1431 ka patur 136 hane(shtepi) dhe paguante 1880 akce(monedha turke) bente pjese ne Nahien e Sopotit (Borsh).
-Fiset e para qe njihen:
1- Autoktone : Tataj e Canaj
2-Fise te ardhshem: Qejvanaj qe perfshihen fiset sot: Dhimememaj, Memaj,Gjikenuraj , Ninaj.
3-Qurkaj ku perfshihen: Dedaj, Kokaj, Gjonaj, Markaj, Dushaj, Gjinaj, Lekaj,Jovanaj.
4-Kongjinaj ku hyjne keto fise: Kabucaj, Filaj(te shuar), Gjikelekaj dhe Nimogjinaj (te shuar)
* Vendbanime te hershme sipas toponomise :
-Pajohori (fshati ivjeter ) ,Gjishtekuqe
( qishe e kuqe) ,Shenmehille e Shenpremte (kisha te vjetra ).Ne Shafkeza jane gjetur: sepate bronxi dhe nje heshte hekuri te antikitetit te hershem ,te cilat gjenden ne muzeun kombetar .
* Termetet kane sjelle edhe ndryshime demografike ne popullsi , vecanerisht ai i vitit 1532 qe solli ndarjen e fshatit dhe ata te viteve 1855 dhe 1892 qe rezultojne me shpernguljen e nje pjese te fshatit qe u vendos pertej ne Fsaka . U rikthye ku eshte sot pse nuk kishte uje , nuk kishte ure ne lume ,por edhe sherbesat kishtare beheshin ende ne vendin e pare te fshatit ,pasi ajo ishte ndertuar e re me 1887 dhe nuk ishte prekur nga termeti .Termetete tjera me 1930,1966,1972 qe sollen ndryshime.Filluan te behen shtepi te tjera ne Hunde te Mbrajke qe u krijua lagjia e hyrjes se fshatit ,shtepia e kultures 23 .06.1970
* Kambana e madhe e bere nga shoqeria #Kudhesioti # , Athine 1903 ,kurse e vogla e dhuruar nga Katerina e Rusise ne fund te shekullit .XVIII
* Shkolla e pare shqipe u hap me 19 Dhjetor 1921 me mesues Panajot Gjikenuri .
* Shkolla 7 -vjecare e ndertuar me 1 shtator 1957 , kthyer ne 8 - vjecare me 1968 .Ne vitin 1972 kemi kulmin e nxenesve ( 210 me 10 mesues ) .
*Doktori i pare ka qene Mihal Cani .Kurse i biri i tij Petro Cani , doktor ,pjesemarres ne Luften N .Cl dhe i pari qe beri operim me sharre me 1944 ,eshte quajtur # babai i kirurgjise shqiptare #
* Ne luften N .Cl moren pjese 38 partizane ,5 rane deshmore dhe 2 pas clirimit .S .Gjikenuri eshte deshmori i pare i krahines .
* Duke qene nje fshat me pozicion gjeografik strategjik dhe te sigurte ,kane gjetur strehim :
- 1937 strehohen Totajt per nje jave .
- 1941 vendoset shtabi e komande greke ne prill ne lufte kunder frontit italian me kufi deri tek Visha midis Himares e Vunoit .
-1942 Vilajeti i bregdetit mblidhet per te bere pajtim te fshatit Pilur me Sasaj per nje vrasje makabre .
-1944 Ushtron funksionet Keshilli e Komanda krahinore Himare per drejtimin e Luftes N.Cl ne kete zone , ku luftonte ceta e Bregut dhe Brigada e V ,VI ,XII .etj .
* Rruget per makina
- Rruga e pare 1953-1954 Qafa e Shenmehilles ne Qeparo .
- Qafa e Shenmehilles fshat 1964-1965 .
- Xhadja u asfaltua (beton ) 2001
-Xhadja nacionale ne Verri ( Himare-Kudhes-Qeparo) filloi me 29.10.1970 dhe mbaroi me 17.06.1971.
-Rrjeti i rrugeve neper shtepia 2001-2002 .
* Ujesjellesa :
- I Arrave qershor 1976
-I Dhoksajt 1968
- I kroit te Mazhes 1969
-I kroit te Kanulit 1971
-I Hundes se Mbrajke 1996
KURIOZITETE
* 1956 ne regjistrimet e bagetive te ketij viti Kudhesi kishte rreth 11.000 koke bageti te vogla e te medha . Kur u formua kooperativa u futen vetem 2500 koke bageti dhe 4500 rrenje ullinj prodhimi .
* Me 2 dhjetor 1956 beheshin zgjedhjet lokale ne Shqiperi .Per here te pare me liste fshehurazi , se me pare beheshin me kokrra te zeza ne dy kuti ,nje e zeze , nje per pushtetin .Ne fshatin tone u perseriten zgjedhjet sepse votat dolen 50 perqind me 50 perqind ,dicka e vecante ne te gjithe vendin .
* 5 mars 1957 u formua kooperativa me 10 shtepi me prezence te ish kryeministrit Mehmet Shehu .
*23 shkurt 1960 u ndez drita elektrike ne qender te fshatit ,qe u morr nga hidrocentrali i Qeparoit dhe me shtylla nga Qafe e Rrapit .
* Po ne shkurt u be bashkimi i dy fshatrave ne nje kooperative
* 10 nentor 1966 hapet dyqani i perzier : Mapo (magazine popullore ) ne Leme te Cane ,ku eshte qendra sot
* 1967 formohet grupi folklorik
* Nentor 1987 hapet varreza e re ne Shenkolle .
* 1 janar 1991 -Eksodi ,fshati mbetet i shkrete me ikjen e refugjateve
* 23 janar 1993 ndahet toka .
* Kudhesjote me tituj e grada shkencore ;
1- Dr.Prof. Petro Mihal Cani
2 - Dr. Prof. Leke Panajot Gjikenuri
3- Bashk i vjeter Shkencor Taso Foto Nini
4- Kandidat i shkencave Klement Arqile Cani
5- Mesues i Merituar Spyro Sokrat Jovani
6- Kandidat i shkencave Zaho Arqile Cani
7- Doktor i shkencave mjekesore Minella Aleks Nini
8- Doktor ,Inxhinier Dhionis Lefter Dhima
9-Futbollist i talentuar Sotir Harillo Nini
-Te dhenat jane mbledhur nga : ARSEN KABUCI
-Ndertusi i faqes ne internet ARBEN DEDI
e mërkurë, 22 prill 2009
NJE KENGE PER FSHATIN KUDHES
Ne kenge do them ca fjale
Kudhesjot
Per ty Kudhes ne Himare
Per ty Kudhes i bregdetit
Kenaqet udhetari
kur shikon
Shtrire varg ne rreze mali
gjelberon
Rruga prej asfaltbetoni
te pershkon
Qe nga fundi gjer ne krye
gjarperon
Eja te shikosh beharit
vizitor
Ere e detit dhe e malit
te sheron
Ju o bij te ktij troi
mos u terperoni
Ketu jemi lere e rrite
ju te thoni
ARSEN KABUCI
Kudhesjot
Per ty Kudhes ne Himare
Per ty Kudhes i bregdetit
Kenaqet udhetari
kur shikon
Shtrire varg ne rreze mali
gjelberon
Rruga prej asfaltbetoni
te pershkon
Qe nga fundi gjer ne krye
gjarperon
Eja te shikosh beharit
vizitor
Ere e detit dhe e malit
te sheron
Ju o bij te ktij troi
mos u terperoni
Ketu jemi lere e rrite
ju te thoni
ARSEN KABUCI
e martë, 21 prill 2009
FOTOGRAFI NGA FSHATI
Abonohu te:
Postimet (Atom)